Elmi Reçica pjesë e konferencës ndër-parlamentare në Maltë

Prishtinë | 27 Pri 2017 | 12:27 | Nga

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica, po merr pjesë në Konferencën Ndër-parlamentare për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Sigurisë dhe për Politikë të Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, e cila po mbahet në Maltë, nga 26-28 prill.

Nga vendet e regjionit, që nuk janë pjesë e BE-së, është duke marrë pjesë vetëm Kosova, e përfaqësuar nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica.

Në ditën e parë të konferencës, është mbajtur takimi i kryetarëve të Komisioneve për punë të jashtme dhe është shtruar darkë nga nikoqiri Luciano Busuttil, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme të Parlamentit të Maltës.

Konferencës do t’i përgjigjet edhe  Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, si dhe Zëvendës-Presidente e Komisionit Evropian, David McAllister, si dhe personalitete të tjera, pjesëmarrëse në konferencë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme