Elvis Hoxha i LVV-së: Ramës i intereson ringjallja e Jugosllavisë

Prishtinë | 10 Qer 2021 | 20:47 | Nga Ekonomia Online

Elvis Hoxha i LVV-së, thotë se i pari Shqipërisë, Edi Rama dëshiron ringjalljen e Jugosllavisë.

Hoxha thotë se nuk e dëgjojnë njëri tjetrin as Rama e as Bërnabiçi në lidhje me Kosovën. Por që sipas tij të dytë mbrojnë autorësinë e mini-shengenit. ‘’Madje Rama deklaron se jemi vonë.’’

“Edi Rama nuk dëgjon se ç’thotë Bernabiçi në lidhje me Kosovën. Bernabiçi nuk e dëgjon Ramën se ç’i kërkon në lidhje me Kosovën. Por si Rama edhe Vuçiçi mbrojnë secili autorësinë e mini-shengenit. Madje Rama deklaron se jemi vonë.

Shkurt: shteti i Kosovës nuk iu intereson as Ramës e as Vuçiçit, por vetëm ringjallja e Jugosllavisë.

Rama duhet të kuptojë se Serbia është vonë përsani takon njohjes së Kosovës. Por nuk kemi asnjë detyrim të ribëjmë Jugosllavinë”, ka shkruar Hoxha.

Të ngjashme