Emanuel Demaj takohet me Ambasadoren e Finlandës në Kosovë 

Prishtinë | 29 Gus 2017 | 16:24 | Nga

Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Emanuel Demaj, ka pritur në një takim të ndarë, Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamäki, si dhe Ambasadoren e Ngarkuar për procesin e dialogut ndër-kulturor dhe ndër-fetar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Finlandës, Pekka Metso.

Në margjina të këtij takimi është diskutuar në lidhje me zhvillimet gjithmbarshme politike dhe është ri-konfirmuar fryma e thellë e bashkëpunimit, mbështetjes dhe miqësisë në mes dy vendeve dhe dy popujve.

Në ndërkohë, temë kryesore e këtij takimi ishte vazhdimi i organizimit të Konferencës për Dialog Ndër-fetar në Kosovë.

Ministri Demaj është zotuar se do të vazhdojë ta mbështesë organizimin e kësaj Konference, e cila për temë kryesore këtë vit pritet ta ketë rininë.

Konferenca ndër-fetare në Kosovë vlerësohet si njëra nga ngjarjet më të rëndësishme në Kosovë dhe si një vend-takim i udhëheqësve fetarë, diplomatëve, juristëve, udhëheqësve të OJQ-ve, akademikëve, shoqërisë civile si dhe përfaqësuesve të medieve ndërkombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme