Emërimi i Escobar për Ballkanin, Krasniqi: I pritshëm roli i tij edhe në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi

Prishtinë | 01 Sht 2021 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Emërimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i Gabriel Escobarit si i dërguar special për Ballkanin Perëndimor, pritet të sjell eksperiencë të re edhe në dialogun Kosovë-Serbi.

Kështu po vlerëson njohësja e çështjeve të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, Jeta Kransiqi, e cila për Klankosova.tv, u shpreh se roli i tij pritet të jetë i përfshirë edhe në agjendën e bisedimeve.

”z.Escobar duket që njeh mire rajonin fal eksperiencës së tij, dhe së fundmi dhe në pozitën e tij si zëvendës ambasador i SHBA-ve në Serbi duke e bërë atë jo vetëm të njohur me zhvillimet ne rajonin tonë nga afër por dhe me dinamikën e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë me specifikisht. Është mëse e pritshme që në rolin e tij aktual, z. Escobar të vazhdojë të ketë pjesë të agjendës së tij edhe çështjen e dialogut Kosovë-Serbi ashtu siç e kishte dhe z. Palmer”.

Të ngjashme