Emilija Redžepi viziton Komunën e Dragashit

Prishtinë | 06 Qer 2022 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, viziton Komunën e Dragashit, ku do të pritet nga kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini. 

Gjatë vizitës,  zëvendëskryeministrja Redžepi, do të bashkëbisedojë me kuvendarë që përfaqësojnë komunitetin Boshnjak dhe Goran në Kuvendin e Komunës së Dragashit, drejtorët e tyre të drejtorisë dhe nënkryetarin për komunitete.

Biseda do t’i kushtohet pozitës së komuniteteve joshumicë dhe marrëdhënieve ndërpersonale, punonjësve të sektorit publik dhe privat, përdorimit të gjuhëve zyrtare në administratë, investimeve në vendet ku jetojnë komunitetet etj.

Të ngjashme