Emini: Partitë politike kanë hezituar të marrin pjesë në diskutimin rreth dezinformatave

Prishtinë | 10 Qer 2021 | 14:47 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partitë politike kanë hezituar të marrin pjesë në diskutimin rreth “Rritja e Dezinformimit në Demokracinë Digjitale”, e organizuar nga  NDI dhe USAID, raporton Ekonomia Online.

Markéta Gregorová aktiviste dhe politikane çeke si dhe anëtare e Parlamentit Evropian tha se paralementet ndërkombëtare duhet të përqendrohen te arsimimi dhe informimi i qytetarëve.

“Përveç çështjes së BE-së për mësimet e nxjerra për Kosovën është me rëndësi se çka mund të bëjnë parlamentet ndërkombëtare. Ato duhet të përqendrohen në arsimimin e qytetarëve, edhe nëse krijojmë ligjin më të mirë më botë nëse nuk i kemi të informuar njerëzit atëherë gjithçka do të jetë e padobishme”.

Drejtoresha e CiVIKOS, Donika Emini tha se ftesa për të marr pjesë në diskutim i kanë dërguar të gjitha subjekteve politike, derisa tha se është e rëndësishme pjesëmarrja e tyre.

“Kjo temë është me rëndësi për partitë politike sidomos kur procesi zgjedhor ka pasur shume ankesa për shkak të dezinformatave”.

Emini tha se i kanë dërguar ftesë subjekteve politike, po përveç VV-së të tjera nuk i kanë pranuar për arsye të angazhimeve tjera.

Të ngjashme