Emini: Shpresoj që LDK ka një master-plan si të dalim nga kriza

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 08:00 | Nga Ekonomia Online

Opinionistja Donika Emini ka vlerësuar se një situatë e tillë politike në të cilën gjendemi aktualisht, ka qenë e pritshme që nga mocioni i mosbesimit të iniciuar nga LDK.

”Ka qenë një skenar që nuk është nisur pa e ditë si do të përfundojë”.

”Në momentin që ka filluar më 25 mars, është dashur të dihet që kjo Qeveri ka me shku në shtëpi dhe do të vinte një e re”, është shprehur ajo, njofton Klan Kosova.

”E kemi ditur që së paku ka me qenë një qeveri që ka me i pasë këto parti, por ka qenë një pikëpyetje nëse PDK do ta mbështeste nën hije një Qeveri të tillë apo në mënyrë eksplicite”.

”Gjithmonë kam qenë ajo që së paku në kohë të pandemisë të mos bëhen lëvizje të tilla”.

Ajo shprehet që ndryshimet e tilla politike në vend sidomos në këtë kohë pandemie, janë rrezik për qytetarët, njofton Klan Kosova.

”Manovrat e tilla politike munden të jenë fatale për qytetarët e Kosovës duke pasur parasysh që kemi kaluar shumë kohë derisa jemi mësuar me masat që ka marrë kjo Qeveri”.

”Nëse vendimet i merr Qeveria e re, për tu kthyer në pikën zero ndoshta në rrethana normale e kishim pasur këtë luks, por të kthehet në pikën zero në kohën kur ende po e presim pikun e pandemisë – nuk e kemi luksin të kalojmë në këtë periudhë”.

”Edhe nëse zgjedhet Qeveria e re duhet procedurë, pranimi i detyrës merr kohë pak më shumë”.

”Është interesant, insistimi i LDK-së me marrë udhëheqjen e Qeverisë tani, shumë Qeveri të mëdha në botë që janë edhe në vendet më të zhvilluara kanë frikë nga recesioni”.

”Sot Isa Mustafa tha se ”mund të ketë krizë ekonomike”, unë them se do të ketë por dilema është sa për qind – nuk e di me çfarë guximi? – po merret udhëheqja e Qeverisë me parti të vogla, që në qeverisje të kaluara kanë pasur thuajse performancë të dobët”.

Emini u shpreh më tej në Rubikon me Adriatik Kelmendin se LDK po shfaqet e guximshme duke qenë se në ktë rast nuk ka ende mbështetjen e PDK-së, njofton Klan Kosova.

”Nuk e di se si ka guxim me procedu me një opozitë PDK+Vetëvendosje, me një vijë të hollë të numrit të votave në parlament veç nëse PDK vendos prapë me e mbështetë”.

”Edhe nuk e di se si për një vend prioritet me heqjen e masave gradualisht, është dialogu me Serbinë, ku mendoj që nuk ka kapacitet as kjo Qeveri pa unitet të brendshëm politik me i procedu dy çështje të tilla në mënyrë paralele”.

”Iniciativa e Kurtit s’ka qenë diçka e re”.

”Ka pasur ekipe negociatore që veç nga kryenegociatorët janë refuzu hic pa Kushtetutën sepse në negociatat ndërkombëtare janë pala që negocion marrëveshjet dhe ofron tavolinën që shpesh e zgjedh edhe me kënd ka me negociu”.

Ajo shton se LDK duhet ta dëshmojë veten se ka plan konkret që Kosova të mos ketë përballje me krizë politike e ekonomike.

”Është goxha një periudhë shumë sensitive, kur po e shoh LDK-në me këtë qasje dhe po dua të besoj që e ka një master-plan se si të dalim nga kriza, si të mos kemi krizë politike apo ndoshta të kemi krizë politike dhe njëkohësit të udhëheqim një dialog me Serbinë që nuk e di a mundet me u bë pa konsensus të brendshëm politik në rrethana të tilla”.

Të ngjashme