Emisarët e BE-së vizitojnë VV-në, asnjë koment për medie

Prishtinë | 10 Jan 2018 | 19:08 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

I dërguari i posaçëm për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme, Christian Hellbach, dhe shefi i Departamentit të Ballkanit Perëndimor në Ministrinë franceze të Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Thomas Bertin, kanë përfunduar takimin në selinë e Vetëvendosjes.

Mësohet se temë e takimit ishte Gjykata Speciale, përkatësisht përpjekjet për shfuqizimin e saj. Megjithë insistimin e gazetarëve, ata nuk janë prononcuar për medie.

As Albin Kurti nuk ishte i gatshëm të flasë para gazetarëve të cilët po prisnin qe disa orë para selisë së VV-së, as për mbledhjen e Kryesisë së partisë dhe as për takimin me përfaqësuesit e BE-së.

Më herët është thënë se vizita e dy zyrtarëve evropianë zhvillohet në sfondin e shqetësimeve në Berlin dhe Paris lidhur me përpjekjet e fundit për të shfuqizuar ligjin mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e prokurorit të specializuar.

Hellbach dhe Bertin do të takojnë dhe presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrin e Kosovës, Pacolli, si dhe përfaqësues të partive të tjera politike dhe të shoqërisë civile.

Emisarët e BE-së vizitojnë Vetëvendosjen

Pas përfundimit të mbledhjes 3-orëshe të Kryesisë së Vetëvendosjes, në selinë e kësaj partie kanë arritur dy emisarët e Bashkimit Evropian, Christian Hellbach dhe Thomas Bertin.

Deputeti Glauk Konjucfa me të dalë nga kjo mbledhje ka folur shkurt për gazetarët, duke thënë që janë në pritje të disa përfaqësuesve ndërkombëtarë.

Ai nuk ka treguar emrat dhe as temën e takimit. “Do ta kuptoni pas takimit”, u shpreh Konjufca.

Dy të dërguarit e posaçëm të Evropës Jug-perëndimore kanë zhvilluar sot takime edhe me presidentin Hashim Thaçi si dhe kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

Mësohet se temë e takimit është Gjykata Speciale, përkatësisht përpjekjet për shfuqizimin e saj.

Të ngjashme