Emisari gjerman për Ballkanin sot në Kosovë, pritet të takohet me Gërvallën

Prishtinë | 12 Maj 2022 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, sot pritet të vijë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Burime të “Telegrafit” bëjnë të ditur se i dërguari i kancelarit gjerman, Olaf Scholz, do të takohet me zëvendëskryeministren dhe njëherësh ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallën.

Kjo është vizita e parë e emisarit Sarrazin në Kosovë, që nga emërimi i tij në këtë pozitë në shkurt të këtij viti.

Ditë më parë, ai ishte për vizitë zyrtare edhe në Serbi, ku u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në takim, siç njoftoi presidenca serbe, është diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

“Duke folur për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, bashkëbiseduesit u pajtuan se bisedimet janë  mënyra e vetme e drejtë për zgjidhjen e çështjeve të hapura, si dhe për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme”, thuhej në njoftim.

Të ngjashme