Emisari për tregti takon Kurtin, flasin për sektorët ku mund të investojnë firmat britanike

Prishtinë | 14 Shk 2022 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Emisari për tregti i Mbretërisë së Bashkuar, Martin Vickers është takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtid he ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë njoftoi se në takim diskutuan për sektorët e ekonomisë ku ka potencial për të investuar firmat britanike.

Vickers vlerësoi përpjekjet për të krijuar një mjedis më tërheqës për investitorët.

“I dërguari i Mbretërisë së Bashkuar për tregti, Martin Vickers, ka zhvilluar sot takim me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Tregtisë Rozeta Hajdari. Z. Vickers vlerësoi përpjekjet për të krijuar një mjedis më tërheqës për investitorët përmes veprimit kundër korrupsionit dhe futjes së Ligjit për Gjykatën Tregtare.

Ata gjithashtu diskutuan sektorët strategjikë të ekonomisë ku ka potencial për firmat britanike për të hyrë në treg dhe idetë se si të maksimizojnë potencialin e diasporës kosovare në Britani”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme