Emisari special i presidentit francez: I kemi sjellë mesazh të veçantë Kurtit

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 09:08 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Emisarët special të presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel, mëngjesin e së martës janë pritur në takim nga kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Emisari francez Emmanuel Bonne, para takimit ka thënë se në Kosovë kanë ardhur për t’i sjellë një porosi të veçantë kryeministrit Kurti.

“I kemi sjellë porosi të veçantë kryeministrit, për këtë arsye kemi ardhur”, ka thënë  Bonne.

Emisarët special do të priten në takim edhe nga presidenti, Hashim Thaçi, raporton Ekonomia Online.

Misioni i tyre në agjendën e takimeve me Qeverinë e Kurtit dhe liderëve të vendit është zhbllokimi i bisedimeve me Serbi si dhe mbështetja për marrëveshje përfundimtare.

Mesazhi kryesor është heqja e tarifës 100% si dhe shpalosja e qëndrimeve te dy liderëve më me ndikim në BE, Macron dhe Merkel.

Të ngjashme