Emrat e dy ministrave të rinj dihen në fillim të tetorit

Prishtinë | 18 Sht 2018 | 15:03 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj është duke pritur propozimet nga AKR dhe NISMA për të emëruar ministrat e rinj në dy ministritë që aktualisht janë duke u udhëhequr nga ushtrues detyre.

Ai tha se procesi i emërimit të ministrave do të përfundoj në fillim të tetorit, raporton EkonomiaOnline.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka mbetur pa ministren Albena Reshitaj pasi kjo dha dorëheqje për tu emëruar këshilltare e kryeministrit Haradinaj.

Ndërsa javë më parë nga detyra e ministrit është liruar ai i Tregtisë dhe Industrisë,Bajram Hasani, i cili pritet të ngarkohet me përgjegjësi të reja në kabinetin e zëvendëskryeministrit nga NISMA Socialdemokrate,  Fatmir  Limaj.

Kreu i qeverisë tha se pret nga partitë që për ministra të propozojnë edhe kandidate të gjinisë femërore për hir të barazisë në kabinetin qeveritar.

“Kem bërë një farë konsulte me partnerët njëra ministri është nga AKR tashmë mendoj se është koha e duhur që ta propozojnë një ministër, kem shpresuar që do të jetë një femër. Pres propozimet, por mundem edhe me ia kërku besoj që në fillim të tetorit mundet me ndodh.”

Të ngjashme