“Emri i presidentit kalon edhe kah zyrat e AAK-së”, ministri i Haradinajt i përgjigjet Hazirit

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Selim Selimi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është përgjigjur nënkryetari të LDK’së, Lutfi Hazirit, pasi ky i fundit kur ka folur për punën e presidentit, ka thënë se pozita e presidentit kalon nëpër zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Selimi i ftuar në FRONTAL të T7, ka thënë se deklarata e Hazirit është korrekte, derisa ka shtuar se çdo emër për president kalon nëpër zyrat e LDK’së, AAK’së e Nismës.

“Deklarata e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Hazirit është korrekte. Sepse çdo emër për president kalon nëpër zyrat e LDK-së ashtu siç kalon edhe nëpër zyret e AAK-së, e edhe në zyrat e Nismës”, ka thënë Selimi

Të ngjashme