Endrit Shala befasohet në Mitrovicë e Vushtrri

Prishtinë | 18 Sht 2019 | 23:08 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i cili edhe është kandidat i koalicionit Nisma-AKR-PD, për deputet në kuvendin e Republikës së Kosovës gjatë mbrëmjes të së mërkurës ka qëndruar në Mitrovicë e Vushtrrisë.

E në këto qytete, Endrit Shala thotë që është befasuar me entuziazmin gjatë prezantimi të programit qeverisës.

“Mitrovica dhe Vushtrria na befasuan sonte me entuziazmin që na dhanë. Programi qeverisës i Nismës Socialdemokrate që u prezantua nga kandidati për kryeministër Fatmir Limaj, u jep zë të gjithë qytetarëve, andaj jemi falendërues për besimin që po na e jepni kudo. Vetëm nëse bëhemi bashkë për shtetin, do të kemi zhvillimin që meritojmë”.

Të ngjashme