Endrit Shala dorëzon listën e kandidatëve për deputetë, Nisma asnjëherë nuk do të shkrihet

Prishtinë | 16 Jan 2021 | 19:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar nga Nisma Socialdemokrate Endri Shala ka dorëzuar emrat e kandidatëve për deputetë, ku listës i prin kryetari i Nismës Fatmir Limaj.

“Ne si Nisma Socialdemokrate sot e dorëzuam edhe aplikimin që do ti kemi për zgjedhjet e 2021-ës si Nismë me listën e kandidatëve e cila do të publikohet nesër pas certifikimit të listës mendojmë dhe besojmë që lista jonë do të jetë ajo listë e cila i premton një të ardhme më të mirë Kosovës. Listës i prinë kryetari Fatmir Limaj.

Tutje, ai tha se kanë biseduar Ushtruesin e Detyrës së kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj për një koalicion të mundshëm, mirëpo gadishmëria e PDK-së nuk ka qenë e njëjtë.

“Ne kemi biseduar me ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj. gatishmëri e Nismës ka qenë për të pasur një koalicion me PDK-në por përgjigja dhe gatishmëria nga ana e PDK-së nuk ka qenë e një gjëje të tillë. Nisma asnjëherë nuk do të shkrihet”, shtoi Shala.

Lexo më shumë:

Të ngjashme