Endrit Shala kërkon besimin qytetar, sqaron mënyrën se si ta votoni

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 22:59 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, në zgjedhjet e së dielës garon për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD.

Shala, në koalicionin Nisma – AKR-PD, garon me numrin 8, ku pretendon ta zëre një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka publikuar edhe një video përmes të cilës ka sqaruar formën e votimit.

Shala ishte këshilltar i Fatmir Limajt derisa ky i fudit ishte ministër i Transportit, për një vjet ishte edhe Ministër i Tregtisë dhe i Industrisë.

Gjatë kohës sa Shala ishte ministër, u vendos taksa 100% ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake, që u bë edhe kryetema e muajve të fundit dhe kryetema e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Të ngjashme