Engel dhe Haradinaj shkëmbejnë dhurata

Prishtinë | 20 Nën 2017 | 10:06 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kongremeni amerikan Eliot Engel kanë shkëmbyer dhurata gjatë konferencës për media.

Haradinaj i ka dorëzuar Engel pullë postare me fotografinë e tij. Me këtë rast Haradinaj tha se miqësinë që e ka Kosovë me ShBA-në e ka krijuar në kohët më të vështira, raporton EO.

“Ju falënderojmë, njëkohësisht dua të ju prezantoj që Posta e Kosovës e ka bërë një pullë postare për nderin tuaj, fotografin e juaj. E falënderoj dhe Postën e Kosovës. Kosova është fat që ka një mik si Eliot Engel”.

As Engle nuk e la pa dhuratë kreun e Qeverisë, ai i dhuroi një flamur që është valëvitur në ndërtesën e kongresit Amerikan në ditën e pavarësisë me 4 korrik, për nder të Haradinajt.

“Kryeministër mund të llogarisni në mua se gjithmonë do ta keni mbështetjen time. Nuk do të ndalemi përderisa të gjithë ta kuptojnë se Kosova është një vend stabilizues në Ballkan dhe një mik i ShBA-së”.

Haradinaj ka komentuar edhe balotazhin e djeshëm duke thënë që Kosova tregoi një “demokraci” të lartë zgjedhore.

“Dje u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve dhe Kosova me ndihmën e juaj tregoi një demokraci të lartë në zgjedhje”.

 

 

 

Të ngjashme