Engel kritikon Hahnin, tradhtuat kosovarët

Prishtinë | 04 Dhj 2018 | 23:07 | Nga Ekonomia Online

Senatori republikan dhe mbështetësi i madh i Kosovës, Eliot Engel, ka kritikuar Komisionerin e BE’së, Johannes Hahn, për deklaratën e tij për vizat për kosovarët.

Në një postim në Twitter, ai ka thënë se ka mbetur i zhgënjyer nga deklarata e Hahn për shtyerjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Engel ka shtuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat për liberalizim të vizave.

“I zhgënjyer nga komisionari i BE-së, Johannes Hahn që tha se liberalizimi i vizave për Kosovën do të shtyhet përsëri. Kosova ka bërë çdo gjë që i është kërkuar nga BE-ja. Refuzimi i liberalizimit të vizave është tradhti e premtimeve që ka bërë BE-ja”, ka thënë Engel në Twitter.

Ndryshe, në atë që mund të konsidetohet si goditje tjetër e rëndë për kosovarët për vizat, gjatë vizitës së tij në Kosovë, Hahn tha se liberalizimi i vizave për vendin mund të shtyhet deri më 2020.

Të ngjashme