Enver Hasani komenton marrëveshjet e arritura në Shtëpinë e Bardhë

Prishtinë | 07 Sht 2020 | 21:02 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani ka folur rreth marrëveshjeve të arritura në Shtëpinë e Bardhë.

“Jam shumë i sigurt që kjo marrëveshje paraqet hapin më të qëlluar gjeostrategjik që kanë bërë lidershipi i Kosovës dhe institucionet e vendit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ky është një hap me rëndësi kolosale gjeostrategjike dhe atë për disa arsye’, tha Hasani i ftuar në emisionin ‘Pressing” në T7.

“E para, së paku për një kohë të pacaktuar thuajse ka bërë të pamundur çështjen e shkëmbimeve territoriale’, shpjegoi Hasani.

“Arsyeja e dytë që i jep një peshë të veçantë gjeostrategjike është se ka krijuar një ekvidistansë të njëjtë të Kosovës dhe Serbisë kundrejt SHBA’së dhe strukturat e sigurisë euro-atlantike”, tha ai.

‘E treta arsye është se Kinës dhe Rusisë dukshëm ia ka ngushtu hapësirën për manovrim. Instrumenti kryesor i Kinës që e ka projektu në projektin imperial’, theksoi ai.

Të ngjashme