Enver Hasani: Me standarde ndërkombëtare ndalohet ndalja e pagës për grevistët

Prishtinë | 17 Sht 2022 | 22:03 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, dhe profesor universitar, Enver Hasani, ka thënë se me standarde ndërkombëtare është e ndaluar ndalja e pagës për grevistët. Ka thënë se të gjithë grevisteve që iu janë ndalë pagat mund t’i ndjekin rrugët ligjore pasi do të fitojnë në gjykatë.

Aktualisht, sektori i arsimit dhe një pjesë e shërbyesve civilë janë në grevë derisa Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se do t’ua ndalë pagat grevistëve me arsyetimin se kështu parashihet me ligj.

Megjithëkëtë, Hasani ka thënë se kryerja e detyrave minimale duhet të caktohet nga një organ i tretë dhe nuk mund të vlerësohet në mënyre ligjore dhe si e tillë është e kundërligjshme.

Të ngjashme