Enver Hoxhaj merr dozën e dytë të vaksinës

Prishtinë | 18 Gus 2021 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.

Këtë, deputeti e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, në të cilin bëri thirrje që edhe mësimdhënësit dhe nxënësit të vaksinohen.

Postimi i plotë:

E mora dozën e dytë të vaksinës! Vaksinimi tashmë është bërë obligim i secilit prej nesh. Po afrohet 1 Shtatori. Ftoj të gjithë mësimdhënësit të vaksinohen! Është në interes të tyre, të nxënësve, studentëve e familjeve të tyre!

Të mbrojmë së bashku njëri – tjetrin!

Të ngjashme