Enver Hoxhaj takohet me Presidentin malazez

Prishtinë | 19 Maj 2022 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar me presidentin e Malit të Zi Milo Gjukanoviq, i cili po qëndron në Kosovë. 

Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se vendet tona kanë një marrëdhënie të fortë dhe kjo lidhje duhet të ruhet për t’iu bërë ballë kërcënimeve ruse në Ballkan.

“Një takim shumë i mirë me Presidentin e Malit të Zi dhe mikun Milo Gjukanoviq, në Prishtinë. Vendet tona kanë një marrëdhënie të fortë dhe kjo lidhje duhet të ruhet për t’iu bërë ballë kërcënimeve ruse në Ballkan.”, ka shkruar Hoxhaj, derisa ka shpërndarë një fotografi nga takimi. 

Të ngjashme