Enver Hoxhaj tregon se a do të kandidojë për kryetar të PDK-së

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 21:57 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se do ta trajtojë si temë në strukturat e PDK-së çështjen e kandidimit për kryetar të këtij subjekti politik.

Hoxhaj ka thënë se të qëndruarit gjatë në pushtet ka shkaktuar rënien e PDK-së.

“Kemi analizë të qartë se çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e fundit. Janë një grup gjërash, qëndrimi i gjatë në pushtet dhe ne duhet të reformohemi politikisht. Të qenit gjatë në pushtet nuk ke shumë mundësi të jesh pranë qytetarëve. Por ne e kemi marrë mesazhin e qytetarëve dhe tani besojmë se do të kthemi në pozitën e dikurshme”, tha Hoxhaj.

Tutje, ai ka thënë se emrat për kandidatë për kryetar të komunave do të dalin shpejtë dhe do të kenë emra të rinj të cilët nuk kanë kandiduar më parë.

Ai ka folur edhe për arrestimin e ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se ka qenë një tronditje e rëndë për PDK-në.

Të ngjashme