Enver Sopjani aderon në Nisma Socialdemokrate, Limaj e emëron këshilltar politik

Prishtinë | 02 Sht 2019 | 16:32 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nismës Socialdemokrate i është bashkuar  Enver Sopjani, doktor i shkencave politike dhe atyre juridike, raporton EkonomiaOnline.

I pari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se kjo parti ka arsye për t’u krenuar, pasi që po i bashkohen kuadro profesionale.

Ai menjehërë pas aderimit e ka emëruar Sopjanin këshilltar politik.

“Pjesë e familjes sonë politike bashkohet një personalitet i rëndësishëm profesor Enver Sopjani i cili mban në vete dy doktoratura. Ai është doktor i shkencave politike po ashtu edhe i atyre juridike. Intelektualët tanë burra të cilët kanë shërbyer në rrethana të vështira jashtë atdheut gjithë atë investim që e kanë bërë në veten e tyre po kthehen dhe po i shërbejnë shtetit të tyre. Nga sot zotri Sopjani do jetë këshilltar i imi, por gjithashtu edhe këshilltar i imi si kandidat për kryeministër. Ndihem i nderuar që do të kem një bashkëpunëtor të tillë”.

Ndërsa Enver Sopjani tha se për të është e rëndësishme të jetë pjesë e një partie që ka orientim çështjen sociale dhe kombëtare.

“Në ditë të sotit është pak vështirë me dëgjuar fjalë të mira për mua është e rëndësishme pse unë jam kyç në Nisma është e rëndësishme që ti shërbej një partie e cila ka orientim social por edhe në çështjen kombëtare”, tha ai.

Ai madje kishte dhe fjalë të mëdha për Limajn.

Ju e dini që Fatmir Limaj ka dëshmuar që ka një orientim social por edhe kombëtarë dhe ju nuk duhet të keni frikë që Fatmir Limaj është një njeri që do ta shet Kosovën”.

Të ngjashme