EPIK: 165 zotime ndërmjet ideales dhe të pamundurës të Qeverisë Kurti

Prishtinë | 11 Maj 2021 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Instituti EPIK ka identifikuar 165 masa konkrete për të cilat është zotuar Qeveria e Kosovës në kuadër të programit ët saj 2021-2025.

Sipas këtij instituti, disa prej masave konkrete të Qeverisë Kurti janë: vaksinimi i 60% të qytetarëve në grupmoshën e atyre që duhet vaksinuar deri në fundit të vitit 2021 dhe arritja e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë e deri tek sigurimi i 1 mijë bursave studentore për vajzat dhe ofrimit të banimit të përballueshëm për 4 mijë familje.

“Programi prej 57 faqe është i organizuar në 18 fusha të qeverisjes. Programi identifikon dy prioritetet afatshkurtëra (menaxhimin pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike) dhe dy prioritetet afatmesme (lufta kundër korrupsionit dhe reformat ekonomike)”.

“Kur kemi analizuar programin e Qeverisë Kurti 1 jemi dakorduar se titulli më i përshtatshëm do ishte “Mision i (pa)mundur”. Për arsye të njëjta sikur atëherë kemi vendosur që titullin të mbajmë edhe për këtë program qeverisës. Kjo pasi që programi i asokohe, dhe i sotmi, janë diku në mes ideales dhe të pamundurës”.

“Programi përmban masat e duhura, pothuaj në çdo sektorë. Sidoqoftë, zbatimi i Programit do varet nga disa të panjohura. Si do të financohen të gjitha 165 zotime? A do të arrijë mazhoranca e re të vaksinoj 60% të qytetarëve deri fund 2021? A do të tregoj qeveria fuqinë e nevojshme politike për të çkapur shtetin nga grupet e fuqishme të interesit të cilat dëshirojnë të ruajnë status-quonë në shoqërinë tonë? Dhe paralelisht me gjithë këtë a do të arrij qeveria të avancoj dialogun me Serbinë?”.

“Ne besojmë që sikur në ato pyetje më komplekse, përgjigja edhe në këtë rast është: vetëm koha do të tregoj. Sidoqoftë, në ndërkohë, ne besojmë se publikimi ynë i radhës na ka ofruar mjete të mjaftueshme për të bërë atë që bëjmë më së miri: monitorimin, vlerësimin dhe propozimin e politikave alternative publike”, thuhet në publikimin e institutit EPIK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme