Eqrem Kryeziu e quan Isa Mustafën defatore të Rrahman Morinës

Prishtinë | 03 Gus 2019 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës sot mban Kuvendin e saj zgjedhor përmes së cilit do ta votojë kryetarin e ri të partsë. Pritet që edhe këtë herë “timonin” në këtë parti ta marrë kryetari aktual, Isa Mustafa.

Por pak para fillimit të procesit të votimit publikut i është drejtuar edhe ish-nënktyetari i parë i LDK-së, Eqerem Kryeziu. Ai e ka quajtur Mustafën defatore të Rrahman Morinës. E të pranishmit në Kuvendin Zgjedhor, Kryeziu ka thënë se do të kujtohen gjatë.

“Nga kjo pikëpamje mund të them se po qe se Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës konfirmon sot për udhëheqës Defatoren e Rrahman Morinës, anētarët e atij Kuvendi do të kujtohen për një kohë të gjatë”, ka deklaruar Kryeziu.

“Kur vogëlsia ime parashikon ndonjë gjë, nuk është se kam dhunti të fshehtë. Parashikimin mund ta bëj vetëm duke qenë vëzhgues i vëmendshëm i historisë morale të njeriut. ….Sepse, mos harroni (ta parafrazojmē Ungjillin sipas Gjonit): tradhtia është tradhti vetëm kur jemi të vetëdijshëm për të”, ka shkruar në Facebook, ish-nënkryetari i parë i LDK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme