“Erdhi dita: LVV i kërkon bashkëpunim PDK-së”

Prishtinë | 06 Gus 2020 | 20:03 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Zyrës për Komunikim në PDK, Bashmir Xhemaj tha se Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar bashkëpunim nga subjekti që ai i takon.

Ai tha këtë në llogarinë e tij në Facebook.

“Erdhi dita: LVV i kërkon bashkëpunim PDK’së’’, shkruajti Xhemaj,

Sot VV”ja ka nisur mocion mosbesimi për Qeverinë Hoti, duke kërkuar rrëzimin e saj.

Shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi, ka thënë se pret që PDK ta votojë mocionin e nisur nga LVV-ja.

“PDK është subjekt parlamentar. Kemi parë retorikën e tyre dhe qasjen kundër Qeverisë. Presim që t’i mbajnë fjalët”.

Të ngjashme