Erdogan bisedoi me Thaçin dhe Vuçiqin, pajtohen që të vazhdojnë bashkëpunimin

Prishtinë | 10 Sht 2020 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan zhvilloi biseda të ndara telefonike me homologët e tij nga Kosova dhe Serbia, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë.

Erdogan diskutoi zhvillimet rajonale dhe hapat për të forcuar marrëdhëniet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiqin, theksohet në njoftim.

Nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë gjithashtu bëjnë të ditur se tre liderët u pajtuan të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë dhe konsultimin mbi çështjet dypalëshe dhe rajonale, ,transmeton Anadolu Agency .

Javën e kaluar, kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë u takuan në një dialog dyditor të ndërmjetësuar nga SHBA në Washington ku ranë dakord për të normalizuar lidhjet ekonomike.

Beogradi dhe Prishtina nënshkruan marrëveshje ndaras me SHBA-në në të cilat Serbia ra dakord të zhvendoste ambasadën e saj në Kuds. Kosova dhe Izraeli ranë dakord të normalizojnë marrëdhëniet dhe të vendosin lidhje diplomatike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme