Escobar e Lajçak në Qeveri, pas Osmanit takohen me Kurtin

Prishtinë | 24 Gus 2022 | 15:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Qeverisë Albin Kurti ka takuar dy emisarët e ShBA-së dhe BE-së për dialogun me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Kurti në zyrën e tij ai ka pritur përfaqësuesin e Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Paraprakisht dy emisarët kanë takuar presidenten Vjosa Osmani. Përderisa dy personat më të rëndësishëm në dialog do të takohen edhe liderë të opozitës.

Vizita e tyre vjen pas dështimit të arritjes së ndonjë marrëveshje në Bruksel më 18 gusht.

Të ngjashme