Escobar e Lajçak takim me Haradinajn në Ambasadën amerikane

Prishtinë | 01 Shk 2022 | 11:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësuesi Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ndërmjetësi i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë pritur në takim dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Sikurse dhe takimet më herët me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe të PDK-së, Memli Krasniqi, edhe ky me Haradinajn u mbajt pa praninë e medieve.

Lidhur me temën e takimit, Haradinaj ka njoftuar nëpërmes një postimi në faqen e tij në Facebook.

“Kam zhvilluar një takim sot, me emisarin amerikan Shkëlqesinë e tij Gabriel Escobar Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë dhe Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi dhe Çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor, Shkëlqesinë e tij Miroslav Lajčak. Gjithashtu ishte kënaqësi ta takoja Ambasadorin e ri amerikan në Kosovë, Shkëlqesinë e tij Jeffrey M. Hovenier”, ka shkruar Haradinaj.

“Kam ripërsëritur përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse Ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues dhe respekton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, gjë që mund të arrihet vetëm me rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Haradinaj ka theksuar se i ka falënderuar për angazhimin e tyre, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, për Republikën e Kosovës.

Të ngjashme