Escobar e Lajçak: Vizita e përbashkët dëshmon bashkëpunimin që ka SHBA me BE për dialog, presim zgjidhje përfundimtare

Prishtinë | 02 Shk 2022 | 09:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd Miroslav Lajçak dhe e zëvendësndihmës sekretari Gabriel Escobar, kanë mbajtur një konferencë për shtyp, në lidhje me vizitën që e kanë zhvilluar për dy ditë në Kosovë, teksa janë takuar me krerët më të lartë të shtetit dhe ata partiak, raporton Ekonomia Online.

Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka thënë se vizita e përbashkët me Escobarin, dëshmon bashkëpunimin që ka SHBA me BE.

Ai ka thënë se të dyja palët duan që Kosova dhe Serbia ta lënë të kaluarën prapa dhe t’i normalizojnë marrëdhënieve.

“Ne e shohim dialogun si prioritet kyç në Ballkanin Perëndimor dhe besojmë që normalizimi i marrëdhënieve jo vetëm që do të zgjidh çështjet e pazgjidhura, por do të kontribuojë në stabilitetin në rajon por do të sjellë përfitime për qytetarët. Do të krijojë vende punë, do ta zhvillojë ekonominë. Dy ditët e kaluara kanë qenë shumë produktive. E kemi bërë të qartë se ne e respektojmë parimet e Kosovës në dialog. Ne po ashtu kemi thënë se ne kemi pritur progres më të shpejtë në dialog vitin e kaluar por shpresojmë që të jetë kështu këtë vit”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se kanë të gjitha elementet që të presin një dialog më të shpejtë.

Sipas tij, dialogu nuk është çështje e Qeverisë por është jetike për Kosovën.

Ndërsa përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka thënë se vizita e tij në Kosovë dëshmon përkushtimin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, teksa pret që zgjidhja të përfundimtare të jetë në të mirë të të dyja palët.

“Pikë së pari mendoj si rol është me rendësi të bëjë vizatën e parë në Kosovë për të treguar përkushtimin tonë sa i përket dialogut. Në fund shpresojmë që rezultat do të jetë një zgjidhje që do të jetë e mirë si për Serbinë poashtu edhe Kosovën”, ka thënë ai.

Të ngjashme