“Është gënjeshtër” – këshilltari i Pacollit mohon se Domenika ka tërhequr njohjen e Kosovës

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli e ka quajtur gënjeshtër deklaratën e Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq i cili tha se Republika Domenike e ka tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Ai për Insajderin ka deklaruar se nuk ka asnjë mundësi të tërhiqet njohja e Pavarësisë së Kosovës për shkak se Kosova ka marrëdhënie diplomatike.

“Është gënjeshtër, ne kemi marrëdhënie diplomatike me Dominikan”.

“Nuk kemi marre dhe nuk ka kurrfarë mundësie për shkak se kemi marrëdhënie diplomatike”, ka thënë ai për Insajderin.

Daçiq përmes agjencisë së lajmeve serbe Tanjug kishte thënë se Domenika ka tërhequr njohjen e Kosovës.

“Në emër të popullit të Komonvelthit të Dominikas, është kënaqësi e veçantë të ju informoj se Dominika njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Përgëzojmë përkushtimin e popullit të Kosovës për të ndërtuar një shtet të pavarur mbi bazën e parimeve të lirisë dhe demokracisë”, thuhej atë kohë në letrën e shtetit dominikan që ishte publikuar nga Daçiq./Insajderi.com

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme