A është kjo foto për të cilën Kurti e quajti idiot Frashër Krasniqin?

Prishtinë | 11 Jan 2018 | 15:07 | Nga

Frashër Krasniqi sot ka njoftuar për dorëheqjen e tij nga Vetëvendosje.

Në letrën e dorëheqjes, të dërguar nga burgu, Krasniqi ka zbuluar mes tjerash një detaj, ku thotë se Albin Kurti e ka quajtur “idiot”.

“Nuk pendohem as për momentet e këqija si ajo kur sa isha drejtues i Sekretariatit për Media, Albin Kurti më dërgoi e-mail ku më quajti “idiot” vetëm ngase në faqen e Lëvizjes ia publikova, për të mirën e tij, një foto me familjen e vet – të cilën megjithatë, më vonë ai vetë e përdori për fushatë elektorale”, thuhet mes tjerash në letrën e Krasniqit.

Mirëpo, për cilën foto bëhet fjalë në këtë rast? Bëhet fjalë për foton e Kurtit me gruan dhe vajzën në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Fotografia është bërë në qershor të vitit 2015, në shënimin e 10-vjetorit të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme