Eurodeputeti Mandl: Politikat tona rreth Kosovës tregojnë nëse BE-ja është në gjendje të mbajë premtimin

Prishtinë | 03 Sht 2020 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl ka thënë se politikat e BE-së rreth Kosovës tregojnë nëse BE është në gjendje të mbajë premtimin dhe të kujdeset për tërësinë e territorit evropian.

Në një postim në Twitter, ku i ka uruar gjitha të mirat shefit të ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, Mandl ka thënë se ambasadorin e pret një mision i rëndësishëm. Ai po ashtu e ka parë Kosovën si anëtare të ardhshme të BE-së.

“I uroj gjitha të mirat Ambasadorit të BE-së në Kosovë për misionin e tij të rëndësishëm. Politikat tona rreth Kosovës tregojnë nëse BE është në gjendje të mbajë premtimet, dhe të kujdeset për gjithë territorin evropian, përfshirë edhe Shtetet Anëtare të ardhshme si Kosova”, ka shkruar Mandl.

Të ngjashme