‘Euronews’ ia huq keq me lajmin për Albin Kurtin: E shpallë President të Kosovës

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Media ndërkombëtare ‘Euronews’, ia ka huqur keq në artikullin për Albin Kurtin, ku në titull të saj shkruhet se ai është zgjedhur President i Kosovës.

Katër muaj pas zgjedhjeve, dje në Kuvendin e Kosovës u votua Qeveria e re, ku me 66 vota pro, Albin Kurti u zgjodh kryeministër i vendit.

Pas zgjedhjes së Kurtit kryeministër, shumë media të huaja kanë shkruar për rrugëtimin e tij politik dhe shumë nga ta e kanë quajtur edhe te rebeluar e të pakorruptueshëm.

Mirëpo është ‘Euronews’ ajo që ka bërë një gabim shumë të madh në titullin e lajmit të shkruar për të.

Ky medium e shpall Kurtin, si presidenti i ri i Kosovës dhe që do t’i rindërtojë lidhjet me Serbinë.

“Albin Kurti: Presidenti i ri i Kosovës zotohet të rindërtojë marrëdhëniet me Serbinë”, shkruhet në titullin e lajmit të ‘Euronews’.

Ndërkaq sot Kurti e pranon zyrtarisht detyrën si kryeministër i Kosovës, ku dorëzimi i këtij posti do të bëhet nga Behgjet Pacolli, ish zëvendës kryeministër i Kosovës.

Të ngjashme