Europarlamentari rumun thirrje Kosovës e Serbisë: Arrini marrëveshje

Prishtinë | 18 Gus 2022 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Europarlamentari nga Rumania, Vlad Gheorghe, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të arrijnë një marrëveshje në Bruksel këtë enjte.

Ai thotë se Evropa nuk mund të përballoj edhe një konflikt tjetër në kontinent.

“Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë një marrëveshje sot në Bruksel. Ne nuk mund të përballojmë një tjetër konflikt në kontinentin tonë. I bëj thirrje Aleksandar Vuçiqit të bashkëpunojë me Bashkimin Evropian dhe NATO-n dhe të ndërpresë lidhjet me Putinin”.

Të ngjashme