Evgjeni Thaçi akuzon Fitore Pacollin se loboi kundër liberalizimit, thotë se u tmerruan me atë që dëgjuan

Prishtinë | 10 Kor 2019 | 14:55 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Evgjeni Thaçi-Dragusha, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, të cilën e akuzoi për lobim kundër liberalizimit të vizave, raporton Ekonomia Online.

“Kemi në qenë takim të përbashkët me ministrat e Bundestagut para një muaji, ishim të tmerruar çka ka thënë Fitore Pacolli, i ftoj te gjitha mediet ta publikojnë transkriptën. Ka fol për atë që Kosova nuk i ka përmbushur kriteret për liberalizim, se Strategjia e Institucioneve është e gabueshme në komunitetin serb”, tha ajo.

Këto komente u bën në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, ku po raportonte ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.

Lexo më shumë:

Të ngjashme