“Evropë ku janë vizat, Evropë deri kur më”, deputetët e AAK-së me aksion simbolik në Kuvend

Prishtinë | 23 Qer 2022 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë zhvilluar një aksion simbolik në lidhje me mungesën e liberalizimit të vizave për kosovarët, raporton Ekonomia Online.

“Evropë ku janë vizat” “Evropë deri kur më”, janë dy pankarta që deputetët e AAK-së, Pal Lekaj dhe Besnik Tahiri, i vendosën në foltoren e Kuvendit.

Me anë të këtij aksioni simbolik AAK, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i liberalizojnë vizat.

Ndryshe, Presidentja Vjosa Osmani pas takimit BE-Ballkani Perëndimor ka thënë se ka pasë deklarata mbështetëse për liberalizimin e vizave për Kosovën, megjithatë duhen hapa konkretë për këtë çështje.

No description available.

Të ngjashme