Fabrizi kërkon normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Sam Fabrizi, ka kërkuar nga Kosova e Serbia normalizim efektiv dhe gjithëpërfshirës të marrëdhënieve nëpërmjet dialogut.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të normalizojnë plotësisht marrëdhëniet e tyre nëpërmjet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjore, në mënyrë që ata të përparojnë në rrugët e tyre evropiane”, ka shkruar Fabrizi në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme