Fabrizi: Status quo-ja nuk i konvenon as Serbisë, as Kosovës

Prishtinë | 05 Qer 2020 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Pozicioni aktual “status quo” nuk është në favor as të Beogradit, as të Prishtinës. Kështu citohet nga B92 të ketë thënë shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizi. Ai ka shtuar se në BE ekziston bindja se qeveria e re e Kosovës e kupton nevojën për përtëritjen e dialogut, ndërsa Beogradi tregon “përkushtim të fuqishëm” për vazhdimin e dialogut, transmeton KOHA.

Fabrizi ka thënë se Lajçak është “shumë aktiv” në bisedimet me Beogradin e Prishtinën dhe se e ka ndërmend t’i vizitojë ato, gjë që deri tash nuk ishte e mundur për shkak të rrethanave ekzistuese.

t’ua bëjmë të mundur që negociatorët ta bëjnë punën e vet”, është shprehur ai.

Ka shtuar se BE mbetet e përcaktuar të mos imponojë zgjidhje për çështjen e Kosovës, kurse është punë e Beogradit dhe e Prishtinës që të arrijnë marrëveshje, që do të ishte e pranueshme dhe në përputhje me “ligjet e tyre të brendshme” si dhe me të drejtën europiane e ndërkombëtare.

Të ngjashme