“Facebook” bllokon portalet nga Velesi i Maqedonisë që propagandonin Trumpin

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 09:18 | Nga

Më shumë se 30 faqe në “Facebook” të lidhura me internet-faqe nga Maqedonia apo Velesi janë bllokuar dhe larguar nga ky rrjet social gjatë dy muajve të fundit, shkruan “Bazfild”.

Në mesin e të rinjve pro-Trump nga Velesi, të cilët u “deklaruan” gjatë kohës së fushatës për zgjedhjet presidenciale në Amerikë, po mbretëron paniku pasi FB iu largoi faqet e tyre.

Pjesa më e madhe e faqeve të larguara kanë qenë të fokusuara në politikën e brendshme amerikane, duke e përkrahur praktikën të stampimit të filluar gjatë kohës të zgjedhjeve presidenciale. Por, ka edhe të atillë të cilët publikonin lajme për motoçiklizëm, automobilizëm dhe për kalërimin.

Katër pronarë të internet-faqeve nga Velesi i Maqedonisë, e kanë konfirmuar këtë informacion për “Bazfild”. Një pjesë e tyre ankohen se kanë harxhuar shuma të mëdha parash për reklamim në Facebook, por edhe krahas kësaj janë bllokuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme