Fadil Krasniqi zgjidhet kryetar i LDK-së në Fushë-Kosovë, Jeton Biçkaj në Kamenicë

Prishtinë | 06 Kor 2019 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se janë mbyllur me sukses Kuvendet në Gjilan, Fushë Kosovë, Pejë, Istog dhe Kamenicë.

Në njoftimin e LDK-së thuhet se Kuvendi zgjedhor i LDK-së në Gjilan ka rizgjedhur për kryetar, Lutfi Hazirin, LDK Dega në Fushë Kosovë ka zgjedhur për kryetar, Fadil Krasniqin, Kuvendi zgjedhor i Pejës ka rizgjedhur, Gazmend Muhaxherin, Istog është rizgjedhur Haki Rugova dhe Kamenicë është zgjedhur Jeton E. Biçkaj, përcjell Telegrafi.

Interesimi i madh i qytetarëve dhe anëtarësisë, uniteti, procesi i rregullt dhe demokratik rikonfirmoi mbështetjen dhe besimin në Lidhjen Demokratike të Kosovës

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme