Fadil Nura zëvendëson Kadri Veselin në parlament

Prishtinë | 13 Nën 2020 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Rregullorja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës (KQZ) parasheh që në rast se një deputet largohet nga pozita e tij për arsye të ndryshme, pasohet nga një kandidat që ka më së shumti vota, sipas gjinisë së njëjtë.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) si dhe ish-deputeti, Kadri Veseli, ditën e konfirmimit të aktakuzës ndaj tij vendosi që të jap dorëheqje nga pozitat publike e partiake.

Si rrjedhojë i bie që kandidati për deputet nga PDK-ja është Fadil Nura, i cili pritet ta zë ulësen e Veselit në Kuvendin e Kosovës, pasi ka 8.959 vota më shumë sesa kandidatët e tjerë që kanë garuar në listën e PDK-së, të cilët nuk kanë arritur të hyjnë në Kuvend.

Ndryshe, në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në nenin 112,pika 2 thuhet: “Një anëtar i Kuvendit të Kosovës mandati i të cilit përfundon në pajtim me nenin 112 pika 1, zëvendësohet nga kandidati i ligjshëm në radhë i të njëjtës gjini i cili ka fituar numrin më të madh të votave të listës së riorganizuar të kandidatëve të subjektit politik në emër të së cilës garoi anëtari”.

Të ngjashme