Fajon: Ideja e vendosjes së kufijve të rinj jashtëzakonisht e rrezikshme, veçanërisht për Bosnjën

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Anëtarja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon tha se “çdo ide e vendosjes së kufijve të rinj është jashtëzakonisht e rrezikshme” dhe se “është veçanërisht e vlefshme për Bosnjën dhe Hercegovinën, e cila pagoi çmimin më të lartë për shpërbërjen e Jugosllavisë.”

“Lufta ka lënë humnera të thella që mund të kapërcehen vetëm përmes bashkëpunimit, dialogut tolerant dhe rolit aktiv të bashkësisë ndërkombëtare”, i tha Fajon të përjavshmes serbe “NIN”, transmeton Klan Kosova, e cila është midis ndërmjetësuesve të PE në dialogun midis përfaqësuesve të qeverisë serbe dhe opozitës, përcjell Danas, transmeton Klan Kosova.

Në rubrikën”Qëndrim Personal”, ajo kujtoi se struktura aktuale e Bosnjës u bë nga Marrëveshja e Dejtonit, e cila i dha fund luftës.

Ajo theksoi se është e nevojshme të “mendohet për një kornizë më të mirë për veprim dhe bashkëpunim, por është gjithashtu e nevojshme t’i qaset asaj në një mënyrë që nuk frymëzon aspiratat për shpërbërje “.

“Ne ende nuk e dimë nga dhe si erdhi dokumenti zyrtar, por unë nuk do të çuditesha nëse disa nga idetë nacionaliste vijnë nga rrethi i kryeministrit slloven, deklaroi Fajon, në një tekst për mënyrën se si “disa udhëheqës evropianë vendosin të promovojnë ide “për ndarjen e shteteve”, transmeton Klan Kosova.

Ajo deklaroi se shpreson që “tashmë kemi mësuar se kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, ne gjithmonë duhet të marrim parasysh marrëdhëniet ndërkombëtare në rajon, historinë dhe kulturën”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme