Fajon lut politikanët kosovarë që ta miratojnë demarkacionin

Prishtinë | 20 Shk 2017 | 10:39 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka lutur politikanët kosovarë që ta ratifikojnë marrëveshjen e demarkacionit, sepse siç tha ajo është e rëndësishme që të përfundohet procesi i liberalizimit të vizave.

Këto komente ajo i ka bërë në Samitin e dyditorë të komisioneve parlamentare për politikë të jashtme të shteteve të Evropës, në të cilin po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe përfaqësues të Parlamentit Evropian.

“Është shumë e rëndësishme që të përfundojmë procesin e liberalizimit të vizave. Kosova ka punuar shumë në luftën kundër korrupsionit, por ka mbetur çështja e kufirit me Malin e Zi”, ka thënë ajo.

“I lus politikanët që mos t’i stopojnë hapat në këtë drejtim. Ju kisha lut që ta zgjidhni çështjen e demarkacionit. Bëni çmos që ta ratifikoni demarkacionin”, theksoi ajo.

Në këtë samit po marrin pjesë përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe parlamenteve të shteteve të ndryshme evropiane, drejtues të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë dhe institucioneve vendore.

Të ngjashme