Fajon optimiste se Parlamenti Evropian do të votojë për liberalizimin e vizave

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 10:22 | Nga

Parlamenti Evropian pritet që sot të votojë rekomandimin për liberalizmin e vizave për Kosovën.

Votimi nga Parlamenti Evropian do t’i hapë rrugë fillimit të bisedimeve me vendet anëtare të BE-së për këtë çështje.

Negociatat do të drejtohen nga raportuesja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon.

Fajon shprehet optimiste që Parlamenti Evropian do votoj në favor të Kosovës.

“Parlamenti Evropian pritet të votojë në favor të heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar ajo në Twitter.

Komiteti LIBE, më 30 gusht ka votuar  në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ndërsa, më 18 korrik, Komisioni Evropian bëri një rekomandim pozitiv për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, duke theksuar se Kosova kishte përmbushur të gjitha obligimet e saja.

Të ngjashme