Falsifikohet nënshkrimi i presidentit, mashtrohet punonjësi i MPJ-së

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 08:09 | Nga

Një dekret i falsifikuar duke përdorur institucionin e presidentit ka shkaktuar huti brenda MPJ-së, duke cenuar edhe sigurinë e misionit konsullor në Zvicër, raporton KTV.

Telefonisti i Konsullatës së Kosovës në Cyrih, Mehmet Bislimi, ka rënë në karremin e “mashtruesve”, të cilët përmes një dekreti të falsifikuar e kanë emëruar “konsull të përgjithshëm”. Dokumenti që mban stemën e Presidencës dhe nënshkrimin e presidentit Hashim Thaçi i është dërguar përmes një emaili në emër të drejtorit të përgjithshëm të Ministrinë e Punëve të Jashtme, Albert Prenkaj.

Duke supozuar se po komunikon me Prenkajn, telefonisti që kot priste për t’u bërë “konsull” rrëfehet për zhvillimet brenda Konsullatës dhe planin e tij reformues, kur të zyrtarizohet “shef i ri”. Konsullata ka kuptuar mashtrimin vetëm kur dikush ka dërguar me postë emailet e telefonistit në adresë të Konsullatës. Sipas burimeve të gazetës, pasi e ka kuptuar mashtrimin me punonjësin e Konsullatës, drejtori i përgjithshëm në MPJ, Prenkaj, ka lajmëruar sektorin e krimeve kibernetike në Policinë e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme