Familjarë të Agon Musliut ftohen për raportim në komision, në listë edhe shtatë persona të tjerë

Prishtinë | 07 Gus 2020 | 15:05 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vdekja e të riut Agon Musliut në qendrën e karantinës muaj më parë ishte temë diskutimi në komisionin Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë komision u kërkua që të vijë të raportojë familja e Agon Musliut, por që u kundërshtua nga deputetja e VV-së Fatmire Mulhaxha-Kollçaku. Ajo tha se ndër të parët nuk mund të jenë ata.

Kërkesën e bëri deputeti i PDK, Bekim Haxhiu për të cilën tha se prindi i Agonit është shprehur i gatshëm çdo herë të raportojë në çdo proces.

“Është mirë që anëtarët ta lexojnë ligjin për Pandeminë, e sidomos ligjin për karantinën ku flet se kush mund të karantinohet. Persona që dyshohen apo janë në kontakt duhet të karantinohet. Po flasim për një djalë që nuk është i dyshuar por që është karantinuar”.

“Nëse ka pasur neglizhencë në këtë rast, ne duhet të merremi me këtë rast. Në dokumentacionin që ka përcjellë ambasada, ka treguar se ai djalë ka probleme. Babai i tij ka shkuar ta tregojë por që nuk ka arritur ta dëshmojë. Ka deklaruar edhe babai i tij se është i gatshëm që të deklarojë në çdo proces, kështu që unë kërkoj që babai i Agonit të ftohet për raportim”, tha Haxhiu.

“Nuk besoj se faktet e tij nuk e rëndojnë më shumë vdekjen e djalit të tij. Ne e kemi formuar këtë komision që ti shpalosim të gjitha faktet për pandeminë. Ta qesim në votim që të ftuarin e parë të jetë prindi i Agon Musliut”, tha Haxhiu.

Që të ftohet në këtë komision për intervistim prindi i Agon Musliut, ishte edhe deputetja tjetër e PDK-së Eliza Hoxha.

“Ne kemi nevojë për dy storie, atë institucionale dhe familjare. Nëse ata nuk duan të flasin për këtë temë dhe duhet që në ta ftojmë familjen në komision. Ndoshta nuk duan të flasin, por ne e kemi obligim që t’i thërrasim”.

“Nuk ka asgjë të keqe nëse e ftojmë në raportim familjen. Është storie institucionale sepse edhe neve na ndihmon, e mëse ata nuk duan të vijnë ajo diçka tjetër. Nëse duam që të jetë i pari ministri, kryetari apo familja e tij, nuk është me rëndësi por që duhet të ftohet”, tha ajo.

E deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, tha se është mirë ë administrata të flasë më familjen nëse dëshirojnë që të raportojnë apo jo, raporton EO.

“Unë propozoj që administrata të flasë më familjen nëse duan të vijnë apo jo. Ne duhet të flasim fillimisht me familjen”, tha ai.

I pari që të ftohet u propozua që të jetë drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani, sekretari i MSh-së Naim Bardiqi, ish-ministri Arben Vitia, i katërti u propozua që të jetë njëri prind i Agon Musliut.

Pastaj për raportim u propozua që të vijë Izet Sadiku, Valdet Hashani menaxher i karantinës, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri dhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.  Kjo listë u votua me tetë vota për dhe një abstenim.

Të ngjashme