Familjarët të kënaqur me suksesin e Krasniqit

Prishtinë | 03 Kor 2021 | 20:22 | Nga Ekonomia Online

Familjarët e kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqit, u shprehën të lumtur për këtë arritje të tij.

Bashkëshortja Meliza Krasniqi uroi përmes Facebook-ut, duke thënë se beson në ndryshimin që do ta bëjë ai.

Edhe axha Izedin Krasniqi beson që nipi i tij do të arrijë sukses, përkundër rrethanave të vështira politike. Ky thotë se Memli është i gatshëm për ta udhëhequr një subjekt politik.

Fjalë të mira kanë edhe në fshatin Brezhnicë të Vushtrrisë, prej nga e ka prejardhjen Memli.

Një pjesë e familjes Krasniqi jeton në Mitrovicë, por vetë kryetari i ri i PDK-së është lindur e rritur në kryeqytet.

Të ngjashme