Fatmir Matoshi, ministër i MMPH-së?

Prishtinë | 03 Gus 2018 | 19:27 | Nga

Fatmir Matoshi është emëruar ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor pas dorëheqjes së Albena Reshitajt.

Siç mëson Tribuna Channel kryeministri Ramush Haradinaj ia ka besuar Matoshit postin e ministrit të këtij dikasteri.

Dy ditë më parë ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj është shkarkuar nga posti i saj.

Lajmin e ka bërë publik shefi i Qeverisë Ramush Haradinaj edhe pse ai nuk e ka quajtur shkarkim por dorëheqje. Haradinaj ka thënë se e ka pranuar dorëheqjen e Reshitajt dhe se arsyet për largim të saj janë personale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme